Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar pas dështimit të zgjedhjes së presidentit dhe shpërndarjes së Kuvendit.
Ai ka thënë se falë reagimit shoqëror është mbrojtur rendi kushtetues i Kosovës.
“Reagimi i gjerë shoqëror në mbrojtje të Kosovës, në mbrojtje të rendit kushtetues arriti efektin e duhur, karshi një pushteti autoritar. Kosova është më e madhe se çdo pushtet i përkohshëm. Republika nuk i takon një emri, por një populli të tërë”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.






