Lushtaku: Jam për kthimin e Limajt, këtë qëndrim do ta mbajë edhe në takimin e kryesisë së PDK-së

- Advertisement -

 

Ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka deklaruar publikisht se është pro rikthimit të Fatmir Limajt në PDK, duke thënë se ky ka qenë dhe mbetet qëndrimi i tij.

Përmes një reagimi në Facebook, Lushtaku tha se ka pranuar shumë pyetje nga qytetarët lidhur me mundësinë e kthimit të Limajt në partinë nga e cila ishte larguar vite më parë.

 

“Po të varej nga unë, kjo çështje do të ishte e kryer, sepse qëndrimi im ka qenë dhe mbetet PËR”, ka shkruar Lushtaku.

 

Ai theksoi se vendimi përfundimtar i takon Kryesisë së PDK-së, por bëri të ditur se të njëjtin qëndrim do ta mbajë edhe në mbledhjet e partisë.

“Uroj që ta respektojmë vullnetin e elektoratit dhe, bashkërisht, ta fuqizojmë PDK-në”, përfundoi deputeti i PDK-së

Të ngjashme

Të fundit