Ai ka alarmuar opinionin publik se Gjykata Speciale është duke u përdorur politikisht nga fuqi armiqësore të Kosovës, por që pas nëntorit të këtij viti situata do të ndryshojë.
Sipas tij, SHBA do të veprojë për të mbrojtur interesin nacional të Kosovës nga rreziku që i kanoset nga Gjykata Speciale.
Lushi më tutje iu ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës të reagojnë ndaj keqpërdorimeve që po ndodhin në Gjykatën Speciale.
Postimi i plotë:
Ne shqiptarët e kemi bërë Gjykatën Speciale sepse lufta për çlirimin e Kosovës ishte e drejtë dhe e drejta nuk i frikësohet asnjë drejtësie të drejtë.
Amerika, e zënë me zhvillime epokale në Ukrainë dhe Azi, nuk e ka as Kosovën dhe as Specialen në vëmendjen e duhur dhe kjo ka bërë që një shtet europian të merr procesin me Specialen në dorë. Ky keqpërdorim politik i drejtësisë do të ndalet me ardhjen e administratës së re amerikane pas zgjedhjeve në nëntor 2024. Mirëpo, nëse shqiptarët vazhdojmë të rrimë si guakë deri atëherë, mund të jetë vonë të ndalohet krejt dëmi që është duke u programuar nga faktorë që janë të interesuar të barazojnë fajësinë e shqiptarëve me serbët për luftën e Kosovës, pa çka që shqiptarët luftuan për liri e serbët për pushtim. Revizionizmi historik ndodh vazhdimisht përgjatë historisë dhe u ndodhë popujve të dobët dhe naivë, poashtu përgjatë tërë historisë.