12 C
New York
Sunday, May 5, 2024

Buy now

Lushaku-Sadriu: Qeveria duhet të përgjigjet për supozimet e Abazi

- Advertisement -

Jehona Lushaku-Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të LVV-së, Haki Abazi.

Ajo tha se sot Abazi tregoi një skenar se si janë shkatërruar provat e rastit të Astrit Deharit dhe për këtë qeveria duhet të përgjigjet menjëherë me dokumente dhe të hetohet deri në fund.

“Nga një deputet i pushtetit, Haki Abazi, sot dëgjuam për skenar të llahtarshëm të shkatërrimit të mostrave të Astrit Deharit, ‘për të cilin dijnë Ministrja e Drejtësisë, Kryeministri dhe ka dëshmi’. Ky supozim kërkon përgjigjje të menjëhershme me dokumentime nga qeveria, por edhe hetime gjithsesi. Është e trishtueshme dhe kriminale që të mos ketë përgjigjje e përgjegjësi të dhënë deri tani për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit!”, ka shkruar ajo.

Tutje ajo ka shkruar se paaftësia e qeverisë në luftën kundër korrupsionit, shkatërrimi i diplomacisë u vërtetuan nga vet deputeti i pushtetit.

“Aspak më tragjike nuk ishte konstatimi i deputetit Abazi për mungesën e luftimit të korrupsionit dhe dialogun me Serbine; kauzat kryesore për të cilat partia në pushtet ka fituar përkrahjen popullore. Kjo edhe njëherë vërteton sorollatjen e kësaj qeverie me fjalë boshe pa asnjë vizion në dëm të Kosovës.

Për shkatërrimin e miqësive ndërkombëtare, s’kishte nevojë të konstatonte Abazi, sepse këtë e kanë vërtetuar deklaratat e njëpasnjëshme të shteteve mike publikisht e zyrtarisht”, ka shkruar Lushaku-Sadriu.

Në fund ajo ka shkruar se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti po dëshmon se është e paaftë dhe solli diktaturë me votë.

“Dhe në fund, qeverisja e Vetëvendosjes u definua nga Abazi me dy togfjalësha: Ngulfatje e demokracisë së brendshme dhe kontrollë nga persona të caktuar nga lidershipi. Çdo qeverisje e brendshme partiake tregon edhe mënyrën e qeverisjes në pushtet.

Fatkeqësisht, nga gjithë kjo katrahurë ndodhishë, kjo qeveri dëshmon se nuk është vetëm e paaftë, por skajshmërisht e dëmshme për Kosovën. Fatkeqesisht dëshira e votuesve për ndryshim, solli diktaturë me votë”, ka përfunduar ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit