Lumir Abdixhiku reagon pasi Agim Veliu u propozua si kandidat për deputet nga dega e LDK në Podujevë

- Advertisement -

 

Kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar Degën e LDK-së në Podujevë për unitetin dhe përgjegjësinë e treguar në procesin e brendshëm partiak.

Ai tha se nominimi i ish-kryetarit të degës, Agim Veliu, është reflektim i vullnetit të anëtarësisë dhe hap drejt bashkimit të partisë.

 

Abdixhiku theksoi se LDK forcohet kur është e bashkuar dhe se kjo është mesazhi më i mirë për qytetarët.

 

Reagimi i plotë:

 

Falënderoj Degën e Podujevës për unitetin, pjekurinë dhe përgjegjësinë e treguar në këtë moment të madh bashkimi për Lidhjen Demokratike të Kosovës.Nominimi nga dega i ish-kryetarit të saj, Agim Veliut, është dëgjim i vullnetit të anëtarësisë dhe një hap i mbarë në ndërtimin e bashkimit të madh për të cilin jemi angazhuar të gjithë.

 

LDK-ja gjithmonë ka ditur të bëhet më e fortë atëherë kur ka ditur të bëhet bashkë. Dhe ky është mesazhi më i mirë që mund t’u japim sot qytetarëve tanë; se mbi çdo dallim, mbi çdo pakënaqësi e mbi çdo periudhë të kaluar, qëndron shtëpia jonë e përbashkët politike, Lidhja Demokratike; dhe përgjegjësia jonë ndaj Republikës

Të ngjashme

Të fundit