Kandidati i PDK për Lipjan, Shukri Buja, ka thênë se Lulzim Rrustemi: shtyllë e fortë e Partisë Demokratike të Kosovës në Lipjan dhe pjesë e ekipit fitues!
“Edhe pse këtë herë nuk garon për Asamblenë Komunale, Lulzim Rrustemi mbetet ndër figurat më të fuqishme dhe më të qëndrueshme të PDK-së në Lipjan. I fundit në listën e prezantimeve të asambleistëve aktual, por i pari në radhën e historisë së kontributit për PDK-në: themelues, organizator, dhe promotor i fitoreve të njëpasnjëshme!”, shkruan Buja.
Postimi i plotë i Bujes:
Edhe pse këtë herë nuk garon për Asamblenë Komunale, Lulzim Rrustemi mbetet ndër figurat më të fuqishme dhe më të qëndrueshme të PDK-së në Lipjan. I fundit në listën e prezantimeve të asambleistëve aktual, por i pari në radhën e historisë së kontributit për PDK-në: themelues, organizator, dhe promotor i fitoreve të njëpasnjëshme!
Me profesion inxhinier ndërtimi, Lulzimi është themel i ndërtimit institucional të degës sonë. 6 herë i zgjedhur si anëtar i Kuvendit Komunal, 2 mandate Kryesues i Kuvendit, 3 mandate shef i grupit tonë parlamentar, andaj kontributi i tij është i jashtëzakonshëm. Performanca e tij është vlerësuar edhe nga organizata ndërkombëtare.
11 vite sekretar i degës, 6 vite nënkryetar, Lulzimi është përherë aty ku kërkohet përpjekja dhe përgjegjësia. Ai mbetet pjesë thelbësore e ekipit tonë fitues për Lipjanin!
Pa dyshim, kontributi i Lulzim Rrustemit për PDK-në, si dhe në ekipin tim fitues për Lipjan është i jashtëzakonshëm dhe i pazëvendësueshëm. Me përvojën e tij të gjatë, pjekurinë politike dhe njohjen e thellë të nevojave të qytetarëve, Lulzimi ka qenë gjithmonë këshilltar i mençur, organizator i zoti dhe zë i arsyes në vendimmarrje.
Respekt dhe mirënjohje për ty miku im, Lulzim Rrustemi, bashkudhëtar i pandalshëm i rrugëtimit tonë politik!