21.3 C
New York
Wednesday, May 8, 2024

Buy now

Lukashenko: Ukraina po përgatit sulm ndaj Bjellorusisë

- Advertisement -

Lideri autoritar i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, një aleat i ngushtë i liderit rus Vladimir Putin, tha se Ukraina po përgatit një sulm ndaj shtetit të tij, duke përmenduar faktin se Rusia dhe Bjellorusia do të dislokojnë një task-forcë të përbashkët ushtarake, shkruan BBC.

“Mos llogarisni një numër të madh trupash të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse. Por do të jenë më shumë se 1,000 njerëz,” citohet të ketë thënë Lukashenko.

Lukashenko, një aleat i ngushtë i Vladimir Putin, tha se të dy vendet filluan të vendosin trupat dy ditë më parë, me sa duket pas shpërthimit në urën e Krimesë. Por ai nuk përmendi se ku do tëvendosen trupat.

Lukashenko pohoi gjithashtu se Ukraina po përgatiste një sulm në territorin e vendit të tij.

“E kam thënë tashmë se sot Ukraina nuk po diskuton vetëm, por po planifikon sulme në territorin e Bjellorusisë”, tha Lukashenko.

Përgjigja ime ishte e thjeshtë: “Thuajini presidentit ukrainas dhe të çmendurve të tjerë se ura e Krimesë do të duket si një shëtitje në park nëse prekin qoftë edhe një metër të territorit tonë me duart e tyre të pista”.

Forcat ruse e kanë përdorur territorin e Bjellorusisë për të nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, duke dërguar ushtarë dhe pajisje në veri të Ukrainës, përmes bazave në Bjellorusi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit