Rozë

“Luizi po nxit njerëzit të më urrejnë”, deklarata e fortë e Dea Mishel

By GAZETA SCANNER 1

October 29, 2023

Ndonëse edhe pak fillon “Big Brother Vip 3” ende janë aktive disa mosmarrëveshje që nga edicioni i dytë.

Bëhet fjalë për marrëdhënien midis Luiz Ejllit dhe Dea Mishel Hoxhës, e cila është e tensionuar si brenda shtëpisë.

Kujtojmë që pak muaj më parë, Luizi ofendoi rëndë Dean, në një koncert në Shkodër, ku gjeti edhe përkrahjen e publikut.

Blogerja nuk e priti aspak mirë sigurisht dhe së fundmi e ftuar në “S’e luan topi” ajo i ka bërë një thirrje publike këngëtarit.

“Doja t’i thoja publikisht që të përpiqet që këta ndjekës që i ka kaq të zjarrtë, t’í udhëzojë që të jenë më të dashur dhe më pozitiv”.

Dea u shpreh si ai po i bën njerëzit të kthehen kundër saj dhe ta urrejnë.