19.2 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

Lufta në Ukrainë, Zelensky për CNN: Pa ndihmën e ShBA, miliona njerëz do të vriten

- Advertisement -

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thotë se miliona ukrainas do të vriten në luftën kundër Rusisë nëse ligjvënësit amerikanë nuk miratojnë kërkesën e presidentit Joe Biden për ndihmë ushtarake prej 60 miliardë dollarësh për vendin.

I pyetur nga CNN në lidhje me një pretendim të bërë nga senatori republikan amerikan JD Vance se rezultati i luftës nuk do të ndryshonte edhe nëse Ukraina merr paratë, Zelensky tha se nuk ishte i sigurt se Vance “e kupton se çfarë po ndodh këtu”.

“Ta kuptosh, do të thotë të vish në vijën e parë për të parë se çfarë po ndodh, të flasësh me njerëzit, pastaj të shkosh te civilët për të kuptuar … çfarë do t’u ndodhë atyre pa këtë mbështetje. Dhe ai do të kuptojë se miliona njerëz … do të vriten. Është një fakt”, tha Zelensky.

Në fillim të këtij muaji, Vance argumentoi se plani i miratuar nga Senati për Ukrainën “nuk do të ndryshojë rrënjësisht realitetin në fushën e betejës”. Ai tha se SHBA nuk ka kapacitetin prodhues për të ofruar municion të mjaftueshëm për Ukrainën dhe të adresojë nevojat e veta. Në vend të kësaj, ai bëri thirrje për një paqe të negociuar me Rusinë për t’i dhënë fund luftës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit