23.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Lufta në Gaza përçan Uashingtonin, një tjetër zyrtare jep dorëheqjen

- Advertisement -

Një tjetër zyrtar amerikan ka dhënë dorëheqjen, sipas Washington Post. Shkak për këtë duket se kanë qenë mosmarrëveshjet rreth një raporti të fundit të Departamentit të Shtetit që pretendonte se Izraeli nuk po pengonte ndihmën humanitare për Gazën.

Bëhet fjalë për zyrtaren Stacey Gilbert, e cila shërbente në Byronë e Popullsisë, Refugjatëve dhe Migracionit të Departamentit të Shtetit.

Raporti që Gilbert thuhet se e ka kundërshtuar u botua në fillim të këtij muaji dhe thoshte se SHBA-ja “aktualisht nuk vlerëson se qeveria izraelite po ndalon ose kufizon ndryshe transportin ose shpërndarjen e ndihmës humanitare të SHBA-së”.

Deklaratë kjo që bie ndesh me vlerësimet e OKB-së dhe grupeve të ndihmës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit