17.4 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Lufta në Gaza, Ahmeti: Zgjedhjet në Amerikë e kanë efektin e vet

- Advertisement -

Ish-ambasadori, Amir Ahmeti në “Edicionin Special” në Klan Kosova foli në lidhje me situatën në Gaza.

Ai u shpreh se në aspektin e luftës atje, zgjedhjet në Amerikë e kanë efektin e vet.

“Nuk diskutohet që zgjedhjet e kanë efektin e vet, fushata zgjedhore është duke shkuar për Partinë Demokratike shumë keq, disponimi jo vëtëm i votuesve demokrat, por krejt qytetarëve amerikanë, ne po i shohim nëpër qytetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës protesta kundër përkrahjes ushtarake amerikane ndaj Izraelit dhe mendoj që është një sinjal që presidenti Biden të veprojë”, u shpreh ai.

Tutje, duke folur për luftën në Gaza, Ahmeti u shpreh se imazhi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka filluar të zbehet shumë.

“Patjetër që kjo i ka kushtuar dhe po i kushton me humbje të këtyre zgjedhjeve presidentit Biden, ka një disponim të jashtëzakonshëm të qytetarëve amerikan të cilët nuk do ta votojnë Bidenin, pikërisht njëra prej arsyeve është kjo”.

“Pastaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë interesa të shumta në botë, jo vetëm në Lindjen e Mesme, por edhe në vendet e tjera të botës dhe imazhi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka filluar të zbehet shumë”, u shpreh tutje ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit