10.5 C
New York
Thursday, April 18, 2024

Buy now

Deputeti nga Mali i Zi thotë se një votë kundër nuk mund të prishë agjendën evropiane të Kosovës

- Advertisement -

Mali i Zi të hënën paralajmëroi se nuk do të japë votë pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Partia Demokratike Popullore në pushtet i ka kërkuar deputetes Maja Vukiçeviq, që është kryetare e delegacionit malazias në Asamblenë Parlamentare, të votojë kundër pranimit të Kosovës në këtë organizatë

E deputeti i parlamentit malazez, Nikollë Camaj tha se partitë e tilla dhe kandidatët e tyre, kohë pas kohe provojnë që të mos e heshtin misionin e vet që siç tha ai, të dëshmojnë se nuk janë pro rrugëtimit evropian të Kosovës.

“Shumica parlamentare është shumë heterogjene dhe për të formuar një qeveri është dashur të afrohen struktura politike nga më të ndryshmet, nga ato që janë për Evropën deri te ato që faktikisht në vlerat e veta politike nuk e kishin Evropën prioritet. Dhe natyrisht se partitë e tilla kandidatët e tyre, deputetët, kohë pas kohe provojnë që të mos e heshtin atë misionin e vet që e kanë premtimin që u kanë dhënë votuesve dhe duke mbetur robër të politikës dhe premtimeve parazgjedhore, tentojnë që kohë pas kohë tu dëshmojnë pra se nuk janë dashamirës të rrugëtimit evropian të Kosovës , as të realitetit se Kosova është shtet”, tha Camaj në “InfoNata” në Tëvë1.

Por që sipas tij, një votë që potencialisht mund të jetë kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE, nuk mund të prishë agjendën evropiane të Kosovës.

“Pra një diqka që është pritur si sprovë nga struktura politike të tilla, por gjithnjë duhet pasur parasyshë duhet të vlerësojmë se shumica parlamentare në përgjithësi dhe shumica e asaj që është shumicë sot janë për rrugëtimin evropian. Dhe unë mendoj se prej tri votave sa ka Mali i Zi në Këshillin e Evropës, një votë që mund të jetë kundër, nuk mund të prishë planet. Nuk mund të prishë agjendën evropiane të Kosovës duke pasur parasyshë se partnerët tonë të përgjithshëm janë në Evropë janë në shumicë,  por në njëfarë mënyre e hiezojnë pak imazhin e Malit të Zi dhe gjithë kësaj që po bëhet në këtë kohë”, shtoi Camaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit