28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Luana dhe Souljaboy së shpejti një këngë bashkë? Menaxheri i artistit ndërkombëtar zbulon detaje

- Advertisement -

Mos vallë së shpejti do të kemi një superbashkëpunim mes Luana Vjollcës dhe reperit amerikan Souljaboy? Të gjitha shenjat që nga ndjekja e njëri-tjetrit në Instagram, thonë se po!

Këtë të mërkurë menaxheri i reperit të famshëm tha se ai po përpiqet shumë që të bëjë realitet së shpejti një bashkëpunim mes të dyve, teksa iu bëri tag në story, dhe ne tani mezi po presim.

Kujtojmë se Soulja Boy është një reper dhe producent shumë i njohur amerikan.

Ai u bë i njohur pasi kënga e tij “Crank That” arriti kulmin në numrin 1 në Billboard Hot 100 për shtatë javë në vitin 2007. Pas kësaj ai numëron dhjetëra këngë të suksesshme.

Ndërsa sa i përket Luanës ajo e ka sprovuar tanimë veten në muzikë, pasi shumë nga projektet e saj janë kthyer në hite dhe janë mirëpritur nga publiku dhe siç thotë në këngën e fundit me Bardhin “na i ka vjedhur zemrat”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit