6.9 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Loriana Kuka fiton medaljen e artë në Sarajevë

- Advertisement -

Loriana Kuka,një emër i njohur në sportin e xhudizmit, vazhdon të na bëjë krenarë.

Këtë herë ajo “rrëmbeu” medaljen e artë në European Open në Sarajevë, teksa mposhti në finale italianen Linda Politi, në kategorinë 78 kg.

Gjithashtu në vitin 2020, xhudistja Kuka ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos, në Pragë. Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, e ka cilësuar këtë fitore si një arritje dhe dëshmi e vajzave Kosovare në sportin e xhudizmit.

“Loriana Kuka ka shkëlqyer në Pragë si medaliste e bronztë e Evropës, në kategorinë – 78 kilogramë të xhudos kundër italianes Giorgia Stangherlin, gjë që dëshmon edhe njëherë kapacitetin e vajzave të Kosovës në këtë sport”, ka shkruar Dumoshi

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit