Reperja me famë ndërkombëtare, Loredana që një kohë të gjatë është në lidhje me futbollistin e Borussia Dortmund, Karim Adeyemi.
Mbrëmjen e djeshme, Dortmundi humbi finale e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, me një rezultat prej 2-0.
Reperja shqiptare, Loredana, ka ngushëlluar të dashurin e vet përmes një fotografie në Instagram.
“Edhe nëse jeni në fund, ne do të qëndrojmë pranë jush dhe do të këndojmë”, shkruhet në foton e publikuar nga këngëtarja e që shihet edhe Adayemi.
Loredana këtë herë nuk ka postuar asgjë nga stadiumi, duke lënë të kuptohet se nuk e ka ndjekur lojën nga afër.
Ajo shihet gjithmonë në stadium duke përkrahur të dashurin e saj.