Loredana dhe Mozzik janë vendosur sërish në qendër të mediave sociale ditën e sotme.
Ndarja e dytë e bujshme e çiftit ka bërë që çdo lëvizje e tyre të studiohet me kujdes nga fansat.
Dhe së fundmi se çfarë i ka bërë sërish bashkë është Zvicra.
Të dy artistët kanë treguar se ndodhen në shtetin zviceran dhe këtë na e kanë treguar vetë përmes postimeve në rrjetet sociale.
E teksa Mozzik ndodhet në Gjenevë, Loredana ka postuar foto nga Zyrihu.
Nuk dihet nëse kjo ka qenë një rastësi apo ata janë takuar me njëri-tjetrin, por vlen të theksohet se ajo çfarë kuptuam nga ‘Instagram’, është se të dy ndodhen atje për punë.
Ndonëse janë ndarë ata kanë treguar se ruajnë ende respekt për njëri-tjetrin dhe vazhdojnë të kujdesen për vajzën e tyre, Hanën.