Ylli i muzikës, Jennifer Lopez është paraqitur tejet ekstravagante në tapetin e kuq të Oscars.
Lopez si gjithmonë u kujdes që veshja t’i shtojë siluetën mbresëlënëse me elegancë maksimale kudo që është e pranishme.
Nëpërmjet llogarive të saj në rrjetet sociale, Jennifer Lopez postoi një set fotosh me fustanin e Tom Ford-it dhe shprehjen “Up all night” , dëshmi e mëtejshme se pas divorcit nga Ben Affleck ylli ka mundur ta kapërcejë dhe, edhe një herë, tregon se është në gjendje të ecë përpara në çdo rrethanë.