Londrimi publikon këngën e re, skenat e afërta me Dolcen marrin vëmendjen

- Advertisement -

Këngëtari Londrim Mekaj ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “My Baby”.

Fituesi i “Big Brother VIP Kosova 4” ka sjellë një surprizë të veçantë për fansat, duke zgjedhur si protagoniste të videoklipit Dolcen, ish-konkurrenten e po të njëjtit edicion të reality show-t.

Kënga vjen me ritme moderne, ndërsa që nga publikimi ka marrë komente pozitive nga publiku në YouTube dhe rrjetet sociale. Fansat kanë vlerësuar si melodinë ashtu edhe realizimin vizual të projektit.

Megjithatë, një nga elementet që ka tërhequr më së shumti vëmendjen e shikuesve kanë qenë skenat e afërta mes Londrimit dhe Dolces në videoklip. Këto momente i kanë dhënë projektit një dimension më emocional dhe artistic.

Videoklipi nis me dyshen teksa shfaqen duke bërë xhiro me veturë, për të vijuar më pas me skena të ndryshme që pasqyrojnë afërsinë dhe kiminë e tyre para kamerës. Në disa prej tyre, Londrimi dhe Dolcja ndajnë puthje dhe momente intime, të cilat janë ndër pjesët më të komentuara të klipit.

Me “My Baby”, Londrim Mekaj sjell një tjetër projekt në repertorin e tij muzikor, duke kombinuar muzikën me një videoklip të realizuar me kujdes, që tashmë ka zgjuar interes të madh te publiku.

Të ngjashme

Të fundit