Sport Lojtarët e Izraelit përballen me sulme e raketa, para nisjes për në Kosovë GAZETA SCANNER - 15:12 | 10/11/2023 0 Ekipi kombëtar i Izraelit, raportohet se është sulmuar gjatë rrugës për në Aeroport për të fluturuar drejt Kosovës. Kosova dhe Izraeli, do të përballen këtë të dielë në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e mbetur kualifikuese për EURO 2024. Federata e Futbollit të Izraelit përmes një video, ka konfirmuar sulmin me raketa nga Gaza. Megjithatë, Federata e Futbollit e Izraelit, shkruan se “asgjë nuk do të na ndalojë në rrugën tone për në “Euro 2024”. https://fb.watch/odYR-eSxmM/?mibextid=Nif5oz