11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Llumnica: Nga KEK-u po ikin inxhinierët

- Advertisement -

Ankesa për gjendjen jo të mirë të punëtorëve kanë edhe nga Sindikata e KEK-ut.

Kreu i kësaj sindikate, Nexhat Lluminca për emisionin “Expose” ka theksuar se një nga arsyet e largimit të madh të punëtorëve ka të bëjë me mos respektimin e të drejtave të tyre dhe me kushtet jo të mira të punës.

“E dimë që ka punëtorë të cilët janë larguar prej vendit për arsye të mos-respektimit të të drejtave të tyre, Ligjit të Punës, marrëveshjes kolektive,  e gjëra të tjera e që nuk është problemi në Kosovë vetëm për shkak të pagave ikin punëtorët. Shumë punëtorë në Kosovë nuk kanë pushim vjetor, mjekësor, e shumë gjëra të tjera. Edhe në KEK, në ndërmarrjen publike më të fuqishme në Kosovë nuk respektohet e drejta e tyre dhe le më tek punëtorët e sektorit privat”, shprehet ai.

Në ndërmarrjen publike – Korporatën Energjetike të Kosovës ata që po ikin më së shumti janë inxhinierët.

Drejtuesi i Sindikatës së KEK-ut, Nexhat Llumnica ka thënë për “Expose” se arsye e ikjes së inxhinierëve ka të bëjë me pagat e padinjitetshme.

“Po ikin të gjithë profesionistët, tek ne kemi pasur rastet më të theksuara janë tek inxhinierët në KEK. Të gjithë ata inxhinierë që e gjejnë veten më mirë në vende të tjera, vazhdojnë të ikin nga vendi i punës për arsye se edhe paga e tyre nuk është e dinjitetshme, nuk është e vlerësuar derisa në sektorin privat sot brenda Kosovës ekziston një pagë më e lartë se sa në KEK e lëre më të shkojnë në vende të tjera që jam i bindur që kanë një pagë shumë më të madhe dhe jetojnë më mirë dhe për këtë arsye profesionistët po ikin pa dallim moshe. Ne po i përgatitim kuadrot e reja dhe po i avancojmë deri në nivelet më të larta dhe niveli më i lartë po na ik prej vendit tonë si pasojë e mos-respektimit të Ligjit të Punës, si pasojë e mos-ngritjes së standardit. Realisht jo vetëm KEK-u por të gjitha kompanitë kanë me pas probleme me punëtorët”, vlerëson ai.

Sipas Llumnicës, ka shumë faktorë që ndikojnë në ikjen e punëtorëve.

“Ne e kemi rastin kur dihet shumë qartë se punëtori ka të drejtë dhe të gjitha gjykatat ja japin të drejtën atij dhe këtu kemi konsum të veprës penale nëse t’i e din se po e humb lëndën si menaxhment i KEK-ut dhe e din se punëtori e ka atë të drejtë dhe nuk e respekton, kjo realisht është edhe konsum i veprës penale dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare. Kemi edhe të drejta të tjera të cilat në KEK nuk respektohen, mos-respektimi i të drejtës kur kemi rrezikshmëri në vendet e punës, kemi edhe të drejta të tjera për punëtorët me ndërrime kur pushimi vjetor nuk iu jepet në bazë të ligjit. Të gjitha këto ndikojnë në ikjen e punëtorëve, kemi shumë inxhinierë që lirojnë vendin e punës”, deklaron Nexhat Llumnica.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit