24.5 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

“Llugë” në AAB: Profesori denoncon për plagjiaturë dy kolegët e tij në këtë kolegj

- Advertisement -

Profesori i kolegjit privat ‘’AAB’’, Behar Haziri po hedh akuza të rënda në drejtim të dy kolegëve të tij, Lavdim Terziu dhe Besard Belegu.

Sipas Hazirit kolegët e tij kanë vjedhur metodologjinë, paragrafët dhe hulumtimin tim nga libri i tij “Kultura Politike Kosovës” .

Më tutje Haziri thotë se këtë rast e ka denoncuar në Komisionin e Etikës të Kolegjit AAB.

Mirëpo përkundër denoncimit ai thotë se përgjigja që kam marrë ka qenë katastrofale, sepse Komisioni i Etikës ka dalë në mbrojtje kolegëve të tij.

“Trajtimi dhe mbështetja e mashtruesve në nivel akademik e ka sjellë arsimin në nivelin më të keq që ka qenë ndonjëherë”, ka shtuar në fund Haziri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit