12.1 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Llapi zgjat kontratën me Ahmed Januzin

- Advertisement -

KF. Llapi ka njoftuar se ka zgjatur kontratën edhe për një vit me sulmuesin Ahmed Januzi.

Januzi për skuadrën llapjane është paraqitur në 32 ndeshje dhe ka kontribuuar me 10 gola e 4 asistime në 1638′ minuta të luajtura.

Njoftimi i plotë:

Komunikatë Zyrtare: Vazhdojmë edhe për një vit me sulmuesin Ahmed Januzi 📝

Klubi Futbollistik “Llapi” njofton opinionin se ka vazhduar bashkëpunimin edhe për një vit me sulmuesin Ahmed Januzi.

Nënshkrimi i kontratës së re me Januzin vjen si rezultat i angazhimit maksimal të tij këtë sezon me ç’rast klubi e ka vlerësuar maksimalisht kontributin e tij të dhënë për skuadrën, për rezultatet e arritura dhe kualifikimin në Europa Ligë.

Edhe vetë Januzi ka qenë shumë i kënaqur me vazhdimin e bashkëpunimit, ku edhe është prononcuar për faqen zyrtare të klubit.

“Ndihem jashtëzakonisht i vlerësuar nga klubi pasi më ofroi kontratë të re, të cilën e pranova pa asnjë hezitim dhe jam shumë i kënaqur që do vazhdoj të jap kontributin tim për ekipin e Llapit. Këtu jemi si një familje dhe e mbështesim jashtëzakonisht shumë njëri-tjetrin, si stafi ashtu edhe futbollistët mes vete. Ndjej keqardhje që nuk e arritëm titullin kampion por tifozëve të zjarrtë “Ultras Legjendat” iu premtojmë angazhim maksimal për t’i gëzuar ata me suksese si në Evropë ashtu edhe në sezonin e ri të Superligës”

Januzi është paraqitur në 32 ndeshje (30 kampionat/2 Kupë) dhe ka kontribuuar me 10 gola e 4 asistime në 1638′ minuta të luajtura.

Vazhdojmë së bashku, Nuzi 🤍💙

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit