14.1 C
New York
Wednesday, October 9, 2024

Buy now

Llapi mposht Dritën në minutat shtesë

- Advertisement -

Llapi ka arritur një fitore të rëndësishme në derbin e xhiros së pestë, duke mposhtur Dritën, 1:0, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Ndeshja u vendos në minutat shtesë me një autogol të qendërmbrojtësit të Dritës, Juan Mesa.

Minuta e katër e shtesës, aq sa kishte dhënë gjyqtari, ishte në sekondat e fundit, kur Blend Baftiu gjuajti fuqishëm drejt portës, derisa topi i devijuar me kokë nga Mesa përfundoi prapa shpinës së portierit Faton Maloku. Me këtë triumf, Llapi arrin në koutën e shtatë pikëve në pesë ndeshje dhe renditet në pozitën e pestë. Në anën tjetër, Drita, e cila ka zhvilluar vetëm ndeshjen e saj të dytë këtë edicion pas angazhimeve në Ligën e Konferencës, ka tre pikë dhe zë vendin e tetë.

Në përballjen tjetër të ditës së sotme, Malisheva vazhdoi me formën e saj të shkëlqyer, duke siguruar fitoren e tretë radhazi dhe atë si mysafire në Klinë ndaj Dukagjinit, me shifrat 3:1. Vesel Limaj shënoi golin e parë në minutën e shtatë nga një gjuajtje e lirë, ndërsa Mërgim Pefqeli barazoi për Dukagjinin në minutën e 20-të. Në pjesën e dytë, Arbër Pira e riktheu epërsinë për Malishevën, ndërsa Laurent Xhylani realizoi golin e tretë në minutën e 73-të. Disfata ndaj Malishevës është e treta për Dukagjinin në këtë edicion, ndërsa Malisheva vazhdon të kryesojë tabelën bashkë me Ballkanin dhe Suharekën, të gjitha me dhjetë pikë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit