Llapi e mposht Malishevën, por ende mbetet në barazh

- Advertisement -

Skuadra e Llapit, e drejtuar nga Tahir Batatina ka marrë një fitore të madhe në shtëpinë e saj.

Në “Zahir Pajaziti”, Llapi fitoi 3-1 ndaj Malishevës, me të gjithë golat e shënuar në pjesën e parë.

Mirëpo, edhe pse fitoi, Llapi mbetet ende në pozitën e barazhit, me një xhiro nga fundi i Superligës së Kosovës.

Në fakt, Malisheva shënoi e para, me anë të Arlind Veliut në minutën e 20-të.

Pas nëntë minutash, Arianit Hasani shënoi për 1-1.

Arbnor Ramadani e vuri skuadrën e tij në epërsi, me golin e tij nga penalltia në minutën e 35-të.

Arbnor Aliu shënoi për 3-1 në minutën e 41-të të ndeshjes, për tri pikët e arta të Llapit.

Llapi tashmë ka 46 pikë, në vendin e tetë, atë të barazhit.

 

Të ngjashme

Të fundit