Ramiz Lladrovci ka ftuar qytetarët ta votojnë Altin Jakup Krasniqin, me një foto nga Sheshi “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci” në Drenas. Altini i duhet Kosovës, Kuvendit dhe qytetarëve të komunës së Drenasit, për t’i thënë stop krizës, për ta ndryshuar Kosovën, ka shkruar ai.
Postimi i Lladrovcit në rrjetin social:
Drenasi ka pasur çdo herë përfaqësim në Kuvendin e Republikës, andaj, prania e Altin Jakup Krasniqit, do të jetë ogur i mirë, për komunën tonë dhe për krejt Kosovën. Vota për Altinin, do të jetë votë, me jehonë përtej kufijve, si një lajm për gatishmërinë e tij për të marrë përgjegjësinë si deputet.
Altini meriton të jetë në mesin e kandidatëve më të mirë në Kuvendin e Republikës, duke përfaqësuar dhe promovuar vlerat më të çmuara atdhetare, profesionale dhe të brezit që po vije, i vetëdijshëm për të djeshmen, të sotmen dhe të nesërmen tonë.
Altini i duhet Kosovës, Kuvendit dhe qytetarëve të komunës së Drenasit, për t’i thënë stop krizës, për ta ndryshuar Kosovën.
#PartiaDemokratikeeKosoves125
#BedriHamza1
#AltinKrasniqi20
https://www.facebook.com/share/18gKwiFqJE/?mibextid=wwXIfr






