Me një foto nga një takim në Drenas, ku shihen dy vëllezërit e Hashim Thaçit, Idrizi dhe Nazmiu, Ramiz Lladrovci i ka vlerësuar lart, duke cekur se brezi i tij i jepte shumë rëndësi familjarëve të shokëve.
Postimi i Lladrovcit në fb:
Në Drenas, kafe e muhabet me Idrizin, Nazin dhe shokët tjerë. Me Familjen e nderuar Thaçi njihemi me dekada. Hashimi, si më i riu në familje, ka qenë i privilegjuar, por, jo i përkdhelur. Ishte fundi i viteve ’80 e fillim i viteve ’90, kur u njohëm Thaç e Lladrovc, në rrethanat që na sillnin në përfundim: liri a vdekje.
Për idealin e lirisë, nuk pyesnim familjet tona që e mendonin më të keqen kur përndiqeshim e burgoseshim, kur mungonim me ditë e me muaj, pa vënë në dijeni familjarët për aktivitetet tona, apo se ku ishim e me kë ishim.
Brezi ynë i jepnim shumë rëndësi familjarëve të shokëve, sepse, e mendonim më të keqen. Ishte kohë kur matej guximi e trimëria me arritjet e përkushtimit atdhetar. Familjet e Hashimit, Kadriut, Jakupit, Rexhepit dhe shumë shokëve tjerë të gjallë, por, edhe të shokëve heronj e dëshmorë, ishin si tonat.
Nga ajo kohë, ka shumë ndryshime. Ishte rast të rikujtonim edhe kohën e robërisë. Ne, bashkë me aleatët e larguam okupatorin dhe çmimi i lirisë ishte tepër i madh.
Muhabeti me vëllezërit e Hashimit bashkë me shokët tjerë, ishte shumë i mirëseardhur, megjithëse emocional. Fillimi e mbarimi i bisedës tonë, ishte i lidhur me shëndetin e heronjve tanë të luftës dhe paqes, me urimin: I presim faqebardhë. Liria e Kosovës nuk është e plotë pa bijtë e saj më të devotshëm.
https://www.facebook.com/share/p/18mgA69AU8/?mibextid=wwXIfr






