16.3 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Lladrovci: Vlerësojmë lartë miqësinë që vije nga Ohajo

- Advertisement -

Pas fushës së Arsimit, Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vlerësuar lartë gatishmërinë e bashkëpunimit e cila vije nga Jeff Wright, qyteti Hamilton, Ohajo, ShBA.

Kryetari Lladrovci theksuar se vlerëson lartë “miqësinë dhe bashkëpunimin, në veçanti kur ajo vjen nga një qytet dhe shtet që ka kontributin më të madh për arritjet tona, shtetformimin e shtetndërtimin e Republikës së Kosovës”.

Postimi i z. Lladrovci:

Pas marrëveshjes dhe bashkëpunimit me American Councils for International Education në Kosovë, filluam me Programin Fulbright në lëmin e arsimit, duke organizuar ardhjen si mysafire në komunën e Drenasit, të znj. Jessica Ashe.

Pas qëndrimi njëmujor të ekspertes së arsimit, znj. Ashe në Komunën e Drenasit, rezultoi me gatishmërinë e zgjerimit dhe bashkëpunimit të mëtejshëm me komunën Hamilton, në Ohajo, ShBA.

Në shenjë mirënjohjeje për këtë bashkëpunim, ne kemi dhuruar një pikturë të punuar nga piktori Alush Hoxha për komunën nga vinte zonja Ashe, me shprehjen e interesit për bashkëpunim të mëtejmë.

Nga përfaqësuesi i komunës Hamilton, Jeff Wright, kemi pranuar falënderime për dhuratën, me ç’rast ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen, ndërsa pikturën do ta vendos në vend meritor brenda komunës si dhuratë të çmuar nga komuna e Drenasit.

Ne vlerësojmë lartë miqësinë dhe bashkëpunimin, në veçanti kur ajo vjen nga një qytet dhe shtet që ka kontributin më të madh për arritjet tona, shtetformimin e shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.

Faleminderit American Councils for International Education, në Kosovë, faleminderit znj. Ashe, faleminderit z. Wright. Jemi mirënjohës dhe shprehim konsideratën tonë më të lartë për miqësinë Tuaj!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02v4t6B2DJT5swtkujqK74LacwM5cBNHchubDTiVHgF32csRJ5F4aoFSHkT17NtzJSl&id=1653723698&mibextid=WC7FNe

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit