8.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Lladrovci uron qytetarët: Do të vazhdojmë me qeverisjen e mirë në vitin 2022

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka falënderuar qytetarët, asamblistët dhe zyrtarët komunal për bashkëpunim, duke i uruar për vit të mbarë dhe bashkëpunim në vitin 2022.

Z. Lladrovci ka shkruar po ashtu se “do të vazhdojmë të punojmë e të jemi në shërbimin Tuaj. Kemi dëshmuar se të jesh më i miri në qeverisjen lokale, është e mundur, këtë do ta bëjmë edhe në vitin që po hyjmë, duke bërë më të mirën, brenda mundësive që disponojmë”.

Postimi i plotë i Lladrovcit në fb:

Qytetarë të nderuar,
Miq, shokë e dashamirë,

Viti që kaloi, ishte vit i sfidave, por edhe sukseseve në komunën tonë. Sukseset mund të numërohen në shumë fusha, nga arsimi, infrastruktura, administrata e fushat tjera, ndërsa sfida më e madhe ishte pandemia dhe kufizimet që lidheshin me luftimin e virusit.

Falënderoj asamblistët e komunës, administratën, stafin tim dhe qytetarët për bashkëpunimin shembullor. Uroj që ky bashkëpunim të jetë edhe më madh, për të mirën e qytetarëve, në zbatim të ligjit me transparencë dhe llogaridhënie.

Angazhimi për ujin e pijes mbetet prioritet, shëndetësia, arsimi, si dhe vazhdimi i projekteve në proces dhe me një sërë projektesh të planifikuara për vitin 2022, me qëllim parësor mirëqenien Tuaj dhe përparimin e komunës së Drenasit.

Ne do të vazhdojmë të punojmë e të jemi në shërbimin Tuaj. Kemi dëshmuar se të jesh më i miri në qeverisjen lokale, është e mundur, këtë do ta bëjmë edhe në vitin që po hyjmë, duke bërë më të mirën, brenda mundësive që disponojmë.

Andaj, në emrin tim dhe komunës së Drenasit, të gjithëve ju uroj vit të mbarë e të begatë, shëndet dhe gjithë të mirat për secilin nga ju dhe familjet tuaja.

Urime, gëzuar Viti i Ri 2022!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit