20.6 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

Lladrovci uron fillimin e mbarë të Vitit të ri shkollor

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar nxënësit, mësuesit dhe prindërit, me rastin e fillimit të Vitit të ri shkollor.

Nxënës, ju jeni heronjtë e këtij udhëtimi. Mos kini frikë nga gabimet, sepse çdo gabim është një hap drejt suksesit. Bëhuni kureshtarë, të pasionuar dhe të hapur ndaj mësimeve të reja që do të vijnë. Përpiquni të nxirrni më të mirën nga çdo ditë dhe çdo sfidë, dhe mos harroni se çdo përpjekje që bëni do t’ju sjellë më afër ëndrrave tuaja, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Lladrovcit në rrjetin social:

Të dashur nxënës, mësues dhe prindër,
Në këtë fillim të ri të vitit shkollor, ju uroj një mirëseardhje të ngrohtë dhe një fillim të mbarë në rrugëtimin tuaj drejt dijes dhe suksesit. Ky është një moment për t’u përgatitur për sfida të reja, për të hapur horizonte të reja dhe për të zgjeruar njohuritë tuaja. Le të jetë ky vit një mundësi për të mësuar diçka të re çdo ditë, që do ju shërbejë për tërë jetën tuaj dhe shoqërisë ku jetoni e veproni.
Nxënës, ju jeni heronjtë e këtij udhëtimi. Mos kini frikë nga gabimet, sepse çdo gabim është një hap drejt suksesit. Bëhuni kureshtarë, të pasionuar dhe të hapur ndaj mësimeve të reja që do të vijnë. Përpiquni të nxirrni më të mirën nga çdo ditë dhe çdo sfidë, dhe mos harroni se çdo përpjekje që bëni do t’ju sjellë më afër ëndrrave tuaja.
Mësues, ju jeni udhëheqësit e këtij procesi. Me durim dhe përkushtim, udhëzoni dhe frymëzoni brezin e ardhshëm. Ndihmoni nxënësit tuaj të shohin potencialin e tyre dhe t’i ndihmoni të arrijnë lartësi të reja. Roli juaj është jetik dhe ndikimi që keni në jetën e tyre është i paçmuar.
Urime të gjithëve, qoftë vit i mbarë e me plot suksese!

https://www.facebook.com/share/p/a9RWbMWd2T5o2rMs/?mibextid=WC7FNe

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit