Sot, është përuruar shtatorja e heroit Tahir Sinani, me ç’rast, Ramiz Lladrovci ka theksuar se shtatorja shpreh mirënjohje e falënderim për heroin Tahir Sinani dhe Malësinë e Gjakovës e cila i dha përkahje të fuqishme luftës çlirimtare, raporton Scanner.
Komandanti Tahir Sinani, i dha hov luftës çlirimtare, në tri frontet për liri të popullit tonë, ka deklaruar Lladrovci.
Postimi i plotë i tij në fb:
Sot, Sheshit “Tahir Sinani” në Bajram Curr, iu shtua personazhi që i mungonte, heroi i tri luftërave, në Kosovë, Luginën e Preshevës dhe Maqedoninë e Veriut, erdhi në bronz, heroi Tahir Sinani.
Komandanti Tahir Sinani, i dha hov luftës çlirimtare, në tri frontet për liri të popullit tonë.
Kjo shtatore e ngritur me iniciativën e Ali Ahmetit dhe Azgan Haklajt, e punuar nga skulptori Ylber Krasniqi, shpreh mirënjohje e falënderim për heroin Tahir Sinani dhe Malësinë e Gjakovës e cila i dha përkahje të fuqishme luftës tonë çlirimtare.
Nderim i përjetshëm për heroin Tahir Sinani!
Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit!
Lavdi UÇK-së, UÇPMB-së dhe UÇK-së!
https://www.facebook.com/share/p/t3B3qFoyPeEFL2F9/?mibextid=WC7FNe