26.8 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Lladrovci priti në takim drejtorin e Feronikelit, diskutuan për mundësitë e investimeve të reja në Drenas

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim Cemil Acar, drejtorin menaxhues të gjigandit industrial Feronikeli, me këtë rast u diskutua për mundësitë që ofron komuna e Drenasit për investime.

Kryetari Lladrovci e falënderoi Acar për takimin dhe theksoi se përkushtimi i komunës është i plotë për mbarëvajtjen e të bërit biznes në Drenas, duke shpjeguar mundësitë që disponon për investitorët.

“Komuna e Drenasit, ka prona të cilat janë shumë të përshtatshme për të bërë biznes dhe për kapacitete të reja biznesore të cilat shtojnë punësimin në komunën tonë. Komuna qëndron në shërbim të kërkesave ligjore të investitorëve të mundshëm duke ofruar lehtësira maksimale brenda kompetencave të veta”, theksoi Lladrovci.

Z. Acar e falënderoi z. Lladrovci për pritjen dhe theksoi gatishmërinë për të nisur sa më parë punën me kapacitet të plotë në Feronikel, duke theksuar sfidat aktuale, njëherësh, u interesua për krejt mundësitë që ofron komuna e Drenasit për biznes.

Feronikeli si kompani e investitorëve të fuqishëm në nivel rajonal e global, është vlerë e zhvillimit të Drenasit dhe Kosovës, andaj, çdo interesim për mundësitë e reja biznesore nga kjo kompani në komunën e Drenasit, është e mirëseardhur.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit