Lladrovci: Presidenti Thaçi ka dëshmuar se e do Kosovën më shumë se veten

- Advertisement -

Lidhur me aktualitetin politik në vend, në veçanti rreth personalitetit të Presidentit Thaçi, ka reaguar Ramiz Lladrovci duke deklaruar se “prej se e njoh unë, Presidenti Thaçi ka dëshmuar se e do Kosovën më shumë se veten.

Postimi i Lladrovcit në fb:

Kohët e vështira krijojnë njerëz të fortë, njerëzit e fortë krijojnë kohë të lehta…Kohë e lehtë për ligjërata bosh e heroizma pas përfundimit të luftës.

Presidenti Hashim Thaçi është një nga lisat e mëdhenj dhe bubullimat zbrazen mbi të.

Hakmarrësit e xhelozët, do të vazhdojnë ta bëjnë punën e vet. Tendenca e përbaltjes së heronjve vazhdon, Presidenti Hashim Thaçi, Kadriu, Jakupi e Rexha nuk bëjnë përjashtim. Tellallët e profiterët, po mundohen ta tjetërsojnë personalitetin e Presidentit.

Kohëve të fundit, edhe nga ndonjë personalitet politik më ka ra të dëgjoj se Thaçi paska qenë kundër zgjedhjes së Presidentes. Kjo, sipas meje, nuk mund të jetë e vërtetë. Ai, prej se e njoh unë ka dëshmuar se e do Kosovën më shumë se veten.

Shembulli i fundit është kur Presidenti Thaçi me këmbëngulje ka votuar për Dhomat e Specializuara, për t’ia hequr Kosovës retë e zeza. Ai, para se të mendoj për veten, ka menduar për Kosovën. Kështu, fort besoj është edhe sot.

Ka njerëz që ta falin gjakun e djalit, por, suksesin jo. E kuptueshme që disave nuk ju pëlqej në skenën politike, por, çka kanë me heroin e heroinën, dy emblemat e lirisë së Kosovës, me Fehmiun e Xhevën, nuk e kuptoj.

Kohërat e lehta krijojnë njerëz të dobët, njerëzit e dobët krijojnë kohë të vështira…

https://www.facebook.com/share/1KJHJByq5J/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

Të fundit