28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Lladrovci përkujton nënën në katër vjetorin e kalimit të saj në amshim

- Advertisement -

Në katër vjetorin e kalimit në amshim të Nënës, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci e ka përkujtuar duke cekur se ajo ishte dhe mbetet Nënë Heroinë.

Postimi i Lladrovcit në rrjetin social:

Sikur para katër vitesh kur nga ne fizikisht u nda Nëna Ki, malli dhe pikëllimi për të vazhdon të jetë i madh. Ne e kemi ditur se zemra e saj ka qenë e përvëluar për Fehën e Xhevën, por përkundër dhimbjes së pamatshme të saj, jemi munduar t’i ofrojmë kujdes e dashuri.
Nëna Ki ishte nënë e cila me butësinë e saj, na bëri të fortë, me sinqeritetin e saj, na bëri më të mirë, me shembullin e saj, na bëri më të qëndrueshëm. Ajo ishte dhe mbetet Nënë Heroinë për Emriun, Bukurien, Selvien, Florien, Dinorën, Valbonën, për mua dhe të gjithë ata që ecën rrugës së përbashkët të çlirimit.
Kujtimi i paharrueshëm për të, do të bartet ndër breza. Përgjithmonë në zemrat tona është Nëna Ki!

https://www.facebook.com/share/p/fj2ZoMMVUATqgtkk/?mibextid=WC7FNe

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit