Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përkujtuar heroin Luan Haradinaj, me rastin e përvjetorit të kalimit të tij në amshim, në fushëbetejën e zhvilluar kundër forcave serbe te Qafë Mullari.
Disa pjesëtarë të këtij njësiti, Luanit do t’i bashkohen në përjetësi, duke vazhduar rrugën për çlirimin e Kosovës, disa tjerë, do të jenë pjesëmarrës e dëshmitarë për të rrëfyer rrugën e çlirimit dhe lavdinë e Luanit dhe heronjve tanë, pasardhës të denjë të Skënderbeut, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë i tij:
Në ditëlindjen e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, një njësit çlirimtarësh, të prirë nga Luani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 1997, ra në pritë.
Qafa e Mullarit, do të jetë vendi ku kaloi në përjetësi, trimi legjendar Luan Haradinaj, njohësi më i mirë i shtigjeve të lirisë. Ajo ditë, do të mbetet përgjithmonë në kujtesën time, të pjesëmarrësve të këtij njësiti dhe kombit shqiptar.
Disa pjesëtarë të këtij njësiti, Luanit do t’i bashkohen në përjetësi, duke vazhduar rrugën për çlirimin e Kosovës, disa tjerë, do të jenë pjesëmarrës e dëshmitarë për të rrëfyer rrugën e çlirimit dhe lavdinë e Luanit dhe heronjve tanë, pasardhës të denjë të Skënderbeut.
Lavdi e përjetshme për heroin Luan Haradinaj!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!