Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përkujtuar heroinën Xhevë Krasniqi Lladrovci, me rastin e ditëlindjes së saj që përkon me Ditën e fëmijëve.
“Jeta dhe vepra e Xhevës, janë shembull i shkëlqyer i historisë më të re të kombit, është histori për gjenerata e cila dëshmon vlerën dhe dashurinë e pamatshme për lirinë e atdheut”, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë i tij:
Nderim për Xhevën, Heroinën e lindur në Ditën e fëmijëve!
Në ditën e fëmijëve, shënojmë ditëlindjen e heroinës së kombit, Xhevë Krasniqi Lladrovci, kujtojmë me nderim ditëlindjen e çlirimtares që dha jetën për liri.
Në këtë ditë, lindi heroina Xhevë dhe ideali i saj për liri u bashkua me dëshirat për lirinë e fëmijëve të Kosovës dhe gjithë botës.
Jeta dhe vepra e Xhevës, janë shembull i shkëlqyer i historisë më të re të kombit, është histori për gjenerata e cila dëshmon vlerën dhe dashurinë e pamatshme për lirinë e atdheut.
Përkushtimi dhe sakrifica e heroinës Xhevë Krasniqi Lladrovci, janë emblemë e lirisë dhe shtetit tonë, në këtë ditë dhe gjithmonë, do ta kujtojmë me nderim!
https://www.facebook.com/share/p/1AkAcZpAR7/?mibextid=wwXIfr