25.4 C
New York
Thursday, May 2, 2024

Buy now

Lladrovci përkujton axhën dëshmor: Mësuesi Jahir, heret e kishte të qartë rrugën e luftës së armatosur

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përkujtuar sot, dëshmorin Jahir Lladrovcin, i cili heret e kishte të qartë rrugën e çlirimit.

“Mësuesi Jahir, heret e kishte të qartë rrugën tonë për çlirim, rrugën e luftës së armatosur”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i tij:

Me bashkëpunëtorë, familjarë e qytetarë, kemi bërë homazhe dhe vendosëm kurora me lule, për dëshmorin Jahir, axhën tim.

Jeta e tij, ishte e lidhur ngushtë me arsimin, mbi bazë e përvojë atdhetare, duke u bërë edhe ushtar çlirimtar, kur i duhej më së shumti atdheut. Mësuesi Jahir, heret e kishte të qartë rrugën tonë për çlirim, rrugën e luftës së armatosur.

Përgjithmonë mirënjohës për ngrohtësinë familjare, si familjar e sportist, punën e mësuesit Jahir, përkushtimin arsimdashës, angazhimin atdhetar dhe flijimin e tij për lirinë e Kosovës!

Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së dëshmorit Jahir Lladrovci!

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

https://www.facebook.com/share/p/KzmcuRMt5u5C7GYn/?mibextid=WC7FNe

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit