13.9 C
New York
Tuesday, April 30, 2024

Buy now

Lladrovci përkujton aktet e gjenocidit serb në Poklek e Çikatovë: Ditë e rëndë e kurrë mos u harroftë!

- Advertisement -

Me rastin e përvjetorit të 25-të të akteve të gjenocidit serb ndaj qytetarëve në Poklek dhe Çikatovë, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shkruar: “Dhimbja ta ndal frymën. Ditë e rëndë e kurrë mos u harroftë!”, raporton Scanner.

Sot ishte ditë përkujtimi për masakrat e kryera nga regjimi serb 25 vjet më parë, kundër qytetarëve tanë, në Poklek, Çikatovë…ku u vranë mizorisht 78 qytetarë, të paarmatosur, në mesin e tyre edhe shkrimtarin e shquar për fëmijë, Ymer Elshanin me familje, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Edhe shiu që ra sot nga ora 10, në Poklek, Çikatovë, Krojkovë e Drenas, e dinte se ishte ditë e rëndë për familjet Caraku, Elshani, Hoxha e Muqolli, ditë e rëndë edhe për dhjetëra familje tjera në Çikatovë, dhe të gjithë neve në Drenas e ngado jetojnë shqiptarët. Para 25 vitesh, kanë ngjarë aktet e gjenocidit të një pushteti që nuk kthehet kurrë më.
Sot ishte ditë përkujtimi për masakrat e kryera nga regjimi serb 25 vjet më parë, kundër qytetarëve tanë, në Poklek, Çikatovë…ku u vranë mizorisht 78 qytetarë, të paarmatosur, në mesin e tyre edhe shkrimtarin e shquar për fëmijë, Ymer Elshanin me familje.
Ishte ditë, ku së bashku me drejtuesit e PDK-së, familjarë të dëshmorëve e martirëve, qytetarë dhe bartës të përgjegjësive institucionale, kemi bërë homazhe dhe vendosëm kurora me lule, në nderim të jetës së martirëve e dëshmorëve tanë. Po ashtu, kemi bërë homazhe për Sokol Elshanin edhe në Marinë, për heroin e Kosovës, Besim Mala.
Bashkë me Presidenten Osmani dhe Kryeparlamentarin, Konjufca, kemi bërë nderime me homazhe dhe vendosëm kurora me lule, po ashtu vizituam shtëpinë e Muqollëve, ku u krye masakra. Dhimbja ta ndal frymën. Ditë e rëndë e kurrë mos u harroftë!
Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!
Nderim i përjetshëm kontribuuesve të lirisë tonë!
Nderim i përjetshëm Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

https://www.facebook.com/share/p/grxUa3jUMXdZsysC/?mibextid=WC7FNe

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit