23.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Lladrovci nderon e përkulet para sakrificës së dëshmorve Kadri, Avdi e Xhevdet Karaqica

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me familjarë të dëshmorëve e qytetarë, ka nderuar jetën e veprën e tre dëshmorëve, Kadri, Avdi dhe Xhevdet Karaqica, me homazhe dhe kurora me lule, raporton Scanner.

Kadriu, Avdiu dhe Xhevdeti, me guxim e vetëmohim, u bënë besnik e ushtarë dalëzotës të atdheut në momentet më të vështira, kur më së shumti i duheshin lirisë së Kosovës dhe çlirimit të saj nga okupatori, ka deklaruar Lladrovci.

Shkrimi i tij në rrjetin social:

Sot, me familjarë të dëshmorëve e qytetarë, kemi bërë homazhe, vendosëm kurora me lule dhe u përkulëm para sakrificës madhore të dëshmorëve Kadri, Avdi e Xhevdet Karaqica, në varrezat e dëshmorëve në Gllanasellë.

Kadriu, Avdiu dhe Xhevdeti, me guxim e vetëmohim, u bënë besnik e ushtarë dalëzotës të atdheut në momentet më të vështira, kur më së shumti i duheshin lirisë së Kosovës dhe çlirimit të saj nga okupatori.

Ata sot e gjithmonë, mbesin të pavdekshëm e të paharrueshëm, duke i kujtuar e nderuar brez pas brezi.

Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së dëshmorëve Kadri, Avdi e Xhevdet Karaqica!

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

https://www.facebook.com/1653723698/posts/pfbid02mz3HBZJDvWRX8rBYprhpTPinH2Wh89kjjex66tZ4HRQJsJTALaDP7HMHEBk9jH1gl/?mibextid=WC7FNe

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit