28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Lladrovci: Nderimi për Zejnullah Prokshin do të jetë i përhershëm

- Advertisement -

Sot, me mbledhje komemorative, u nderua ish komandanti i UÇK-së, Zejnullah Prokshi, me ç’rast, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vlerësuar lart personalitetin e tij.

“Nderimi për Zenën do të jetë i përhershëm, për veprën e tij atdhetare, angazhimin në kuadër të UÇK-së, më pastaj në TMK dhe FSK”, ka deklaruar Lladrovci.

Postimi i tij në fb:

Sot, me Mbledhje komemorative, i dhamë lamtumirën e fundit, ish komandantit të UÇK-së, Zejnullah Prokshit, me familjarë e miq të tij, me drejtues lokalë e qendror të komunës së Drenasit, Skenderajt, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe qytetarët e shumtë.

Në fjalën time të shkurtër, shpreha nderim për jetën dhe veprën e tij atdhetare, duke veçuar dy momente të pashlyeshme, e para kur erdhi i plagosur në Tiranë dhe e dyta, kur hyri në operacion në Turqi.

Nderimi për Zenën do të jetë i përhershëm, për veprën e tij atdhetare, angazhimin në kuadër të UÇK-së, më pastaj në TMK dhe FSK.

Lavdi jetës dhe veprës së Zejnullah Prokshit!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0c2gBMGQn9spKTTtoRzyH3SzfLBPWsQqmehSWJPyP2trTq6djSJD7MTNo3aziYy2Zl&id=1653723698&mibextid=WC7FNe

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit