Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me bashkëpunëtorë e zyrtarë ka shkuar në Burojë për të ngushëlluar familjen Thaçi, me rastin e kalimit në amshim të Bacës Haxhi, babait të ish presidentit, Hashim Thaçi.
“Me bashkëpunëtorë e zyrtarë të komunës, shkuam në Burojë, për të ngushëlluar familjen Thaçi, me rastin e kalimit në amshim të Bacës Haxhi”, ka shkruar Lladrovci.
Në fjalën time, theksova se na ka goditur të gjithëve vdekja e Bacës Haxhi, për shkak të rrethanave tepër të rënda, deklaroi Lladrovci dhe ka shtuar se “Baca Haxhi, sikur baballarët atdhetarë, kanë përjetuar dhimbje që vetëm qëndrestarët i kanë përballuar. Baca Haxhi nuk e priti fitoren e drejtësisë dhe lirimin e Hashimit me shokë, por, fitorja është e pashmangshme”.
Lavdi e përjetshme për Bacën Haxhi, plakun e urtë e atdhetar që Kosovës i dha shumë!
https://www.facebook.com/share/18uwetuSRv/?mibextid=wwXIfr