Lladrovci: Jemi të bekuar nga përkrahja dhe besimi i ShBA-së ndaj Kosovës dhe kombit tonë

- Advertisement -

 

Me rastin e mbajtjes së Konferencës së Investitorëve Amerikanë 2026, në Prishtinë, ku mori pjesë kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar se “jemi të bekuar nga përkrahja dhe besimi i ShBA-së ndaj Kosovës dhe kombit tonë”.

Postimi i tij i plotë:

Falënderoj kryetarin e Prishtinës, z. Përparim Rama, për ftesën që të marrë pjesë në Konferencën e Investitorëve Amerikanë 2026.

Prania dhe vullneti i investitorëve amerikanë për investime në Prishtinë dhe në Kosovë, është dëshmi e mirëbesimit, vlerësimit dhe përkrahjes së ShBA-së për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës.

Jemi të bekuar nga përkrahja dhe besimi i ShBA-së ndaj Kosovës dhe kombit tonë.

https://www.facebook.com/share/18imiuWH9u/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

Të fundit