Në Konferencën ndërkombëtare dhe shënimin e 17 vjetorit të themelimit të Gjykatës Kushtetuese, mori pjesë Ramiz Lladrovci, me këtë rast ka shkruar se “Mbrojtja e vendimeve të kësaj Gjykate nga sulmet e akterëve lokalë si dhe zbatimin e vendimeve të saj, është sfidë”.
Deklarata e z. Lladrovci:
Mora pjesë në Konferencën ndërkombëtare “Rroli i gjykatave kushtetuese në mbrojtjen e demokracisë dhe funksionimin demokratik të institucioneve”, si dhe shënimin e 17 vjetorit të themelimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Pjesëmarrja e Sh.S.Z. Shiroka-Pula, Presidente si dhe disa krerëve të gjykatave homologe, e bëjnë këtë takim shumë të rëndësishëm për çështjen e trajtuar dhe aspektet e funksionimit demokratik të Republikës së Kosovës.
Vendimet e gjykatave kushtetuese në vendet demokratike janë mekanizma superior që nuk diskutohen dhe nuk trajtohen nga politika apo influencerët.
Mbrojtja e vendimeve të kësaj Gjykate nga sulmet e akterëve lokalë si dhe zbatimin e vendimeve të saj, e kam thënë edhe më herët, është sfidë që do trajtuar me seriozitet dhe tradita e zvogëlimit të rëndësisë së këtyre vendimeve nga ndonjë prej institucioneve tona, do mënjanuar.
Gjykata Kushtetuese i jep vlerë shtetit dhe demokracisë që po ndërtojmë. Gëzuar 17 vjetori i themelimit!
https://www.facebook.com/share/p/1H5CxGWE22/?mibextid=wwXIfr






