7.9 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Lladrovci e përkujton sulmin e dytë serb kundër Jasharajve: Lufta për çlirim kishte marrë rrugë të pakthyeshme

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përkujtuar sulmin e dytë të ushtrisë e policisë serbe kundër Jasharajve, duke theksuar se “këtë ditë e mbaj mend deri sa të jem gjallë, sepse, lufta për çlirim kishte marrë rrugë të pakthyeshme”, raporton Scanner.

Lladrovci jep të dhëna tjera të lidhura me këtë ditë.
“Përball okupatorit serb rezistonte një familje e cila tashmë kishte vendosur e gjitha të shkrihej e të mos dorëzohej. Pas tërheqjes së forcave serbe, me Lulin e Komandantit legjendar, Adem Jasharit, jemi nisur për Tiranë, për furnizim me armë e municione”, shkruan Lladrovci.

Postimi i plotë i tij:
Në mëngjesin e 22 janarit 1998, ka ngjarë sulmi i dytë serb kundër Jasharajve në Prekaz, nga Fabrika e Armëve. Sulmi u zhvillua nga disa qindra forca serbe, por, rezistenca ishte e fortë dhe krejt familja i përballuan këtij sulmi.

Këtë ditë u plagos Selvetja, bija e Hamzës dhe Iliriana, bija e Bacit Rifat. Komandanti legjendar, atë ditë nuk kishte qëlluar në shtëpi, por, rezistenca e Bacit Shaban me Hamzën, me nipa e mbesa, kishte qenë shembullore duke i detyruar forcat serbe të tërhiqen.

Këtë ditë e mbaj mend deri sa të jem gjallë, sepse, lufta për çlirim kishte marrë rrugë të pakthyeshme. Përball okupatorit serb rezistonte një familje e cila tashmë kishte vendosur e gjitha të shkrihej e të mos dorëzohej. Pas tërheqjes së forcave serbe, me Lulin e Komandantit legjendar, Adem Jasharit, jemi nisur për Tiranë, për furnizim me armë e municione.

Atë ditë, unë me Fehmiun i huazuam te shokët 20 mijë marka, edhe Baca Rifat te dy miq të tij 20 mijë marka dhe të nesërmen së bashku me djalin e Komandantit legjendar Adem Jasharit, Lulzimin arritëm në Tirane me 40 mijë marka. Të gjitha mjetet, 40 mijë marka, i lamë te përgjegjësit e furnizimit me armë. Ata na premtuan se për tri deri në dhjetë ditë armët e porositura do të arrijnë në Prekaz, te Komandanti. Ky premtim kurrë nuk u realizua, armët e porositura nuk arritën në Drenicë.

Komandanti ra heroikisht me gjithë familjen e tij dhe me bashkëluftëtarët që ishin mysafirë gjatë betejës së zhvilluar gjatë Epopesë së Jasharajve, pa mbrojtjen e armëve të porositura së bashku me Lulzimin në Tiranë. Me ato armë, Komandanti legjendar do të kishte organizuar mbrojtje tjetër dhe jehona e fillimit të luftës çlirimtare do të ishte ndryshe.

Megjithatë, Epopeja e Jasharajve dhe UÇK-së, ka ndryshuar përgjithmonë historinë!

Lavdi e përjetshme Familjes Jashari!
Lavdi e përjetshme Komandantit legjendar Adem Jashari!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit