Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas publikimit të një audio-incizimi ku përmenden miliona euro dhe prona të Komunës, e ftoi Lirim Mehmetajn për ballafaqim publik, raporton Ekonomia Online.
“E thërras publikisht Lirimin Mehmetaj ta marr audioincizimin e plotë. Përndryshe, do të mbetet i turpëruar. Le të përgatitet mirë. Unë jam i gatshëm. U dalë të gjitha panelistëve dhe jam i gatshëm të përgjigjem para gjithkujt. Nuk shantazhohem. Incizimi është i prerë dhe i sakatuar”, tha Lladrovci në konferencë për media.
Vox Kosova ka publikuar një audio –incizim të Kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me biznesmenin, Labinot Halilaj, i cili është edhe kandidat për Asmblenë Komunale të Komunës së Drenasit në Listën “Për Drenasin Kampion”, e themeluar së fundmi nga Lladrovci.Incizimi, që është bërë nga dikush i pranishëm në tavolinë ku po diskutoheshin milionat e metrat katrorë pa leje, besohet të jetë bërë në vitin 2024, mes muajve shtator e nëntor.Bëhet fjalë për ndërtimin e rreth 40 mijë metra katrorë në Komunën e Drenasit.Lladrovci i premton Halilajt edhe lejim të mbindërtimit.
Biseda mes Lladrovcit dhe Halilajt zhvillohet për fitimet e mundshme që dalin nga ky ndërtim. Kryetari i Komunës së Drenasit përpiqet që t’i tregojë se sa milionë është fitimi për tashmë kandidatin e listës së tij për asamble.
Në bisedë vërehet insistimi i Lladrovcit për ta bindur Halilajn se ka leverdi në këtë ndërtim. Në fund të këtij audio-incizimit, Lladrovci shpreh interesimin që edhe vetë ta marrë këtë projekt, i cili thotë se ka përfitim plotë 15 milionë euro