11.8 C
New York
Tuesday, October 15, 2024

Buy now

Lladrovci: Akti i gjenocidit në Abri është akt qyqar i pamundësisë së fitores së serbëve kundër UÇK-së

- Advertisement -

Sonte, në përvjetorin e Masakrës në Abri, në Sallën e Kulturës në Drenas, është shfaqur filmi dokumentar kushtuar Masakrës kundër familjes Deliu, ku mori pjesë edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Këto akte gjenocidi bëheshin edhe si akte qyqare sepse për shkak të pamundësisë së fitores kundër UÇK-së, ushtria serbe hakmerrej kundër qytetarëve duarthatë, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i tij në fb:

Sonte këtu, në Drenas, në këtë përvjetor, na rikthehet dhimbja dhe kujtimet e forta, përmes një dokumentari i cili dëshmon tërë dhimbjen tonë, qëndresën dhe shpresën. Jemi bashkuar për të shikuar filmin dokumentar dedikuar masakrës në Abri, ku u vranë 23 anëtarë të familjes Deliu më 26 shtator të vitit 1998.

Shtatori në komunën tonë, vjen me plotë mërzi, dhimbje, kujtime dhe përmallime. Pas Marsit të vitit 1998, ndër muajt më tragjik për neve është shtatori. Në këtë muaj, kemi shumë dëshmorë dhe martirë që dhanë jetën për Kosovën.

Gjatë dy viteve të luftës çlirimtare, shteti serb kreu rreth 400 masakra masive. Këto masakra nga makineria gjakatare serbe, kryheshin sipas planit për shfarosjen e shqiptarëve nga trojet e veta, zbatimin e gjenocidit të njohur gjatë një shekulli. Këto akte gjenocidi bëheshin edhe si akte qyqare sepse për shkak të pamundësisë së fitores kundër UÇK-së, ushtria serbe hakmerrej kundër qytetarëve duarthatë.

Edhe një herë shpreh tërë respektin tim për punën, përkushtimin dhe dashurinë që Julius Strauss, Vaughan Smith, Leman Kamberi Muriqi dhe qindra gazetarë që kanë paraqitur të vërtetën tonë duke kontribuar që të fitohet edhe beteja mediale për popullin e Kosovës.

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit!

Nderim familjes Deliu, Muqolli, Ahmeti, Elshani dhe të gjitha familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së!

https://www.facebook.com/share/p/9MHzcVHe6JtjCEox/?mibextid=WC7FNe

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit