Liverpooli e ka rikthyer veten në pozitën e parë në Premierligë.
“Reds” këtë e arritën pasi triumfuan 3:1 në shtëpi ndaj Sheffield United, në kuadër të javës së 31-të në elitën e futbollit anglez.
Darëin Nunez kaloi vendasit në epërsi në minutën e 17-të të ndeshjes.
E barazimi erdhi në minutën e 58-të kur Bradley shënoi autogol.
Mac Allister riktheu epërsinë e Liverpoolit në minutën e 76-të, ndërsa Cody Gakpo realizoi në minutën e 90-të për 3:1.
Liverpool me këtë fitore shkon në 70 pikë në vendin e parë, dy më shumë se Arsenali dhe tri më shumë se Manchester City.
Në anën tjetër, Sheffield United është në pozitën e fundit në tabelë me 15 pikë të grumbulluara.