Liverpooli përgatit kontratë të re për Van Dijkun, goditet Juventusi

- Advertisement -

Liverpooli po planifikon t’i ofrojë kontratë të re kapitenit Virgil van Dijk, duke ia vështirësuar Juventusit mundësinë për ta transferuar mbrojtësin holandez.

Trajneri Andoni Iraola dëshiron që 35-vjeçari të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe pas qershorit të vitit 2027, kur i skadon kontrata aktuale.

Sipas mediumit TuttoJuve, drejtuesit e Liverpoolit synojnë të zhvillojnë bisedime të reja me përfaqësuesit e Van Dijkut në fillim të vitit 2027, me synimin për të arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit.

Kështu, Juventusi mund të detyrohet të heqë dorë nga synimi për ta transferuar njërin prej mbrojtësve më të njohur në futbollin evropian.

Të ngjashme

Të fundit