5.6 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Liverpooli fiton sërish me “fëmijë” në FA Cup, tutje kalojnë edhe Chelsea dhe Wolves

- Advertisement -

Liverpooli është kualifikuar në çerekfinale të FA Cup duke e mposhtur Southamptonin me rezultat prej 3-0.

Golin e parë në ndeshje e shënoi lojtari 18-vjeçari Louie Koumas në minutën e 44-të të takimit, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Golin e dytë e shënoi po ashtu një 18-vjeçari Jazden Danns në minutën e 73-të të ndeshjes, kurse në minutën e 88 ishte përsëri Danns i cili realizoi golin e dytë në ndeshje.

Pas kësaj fitoreje, Liverpooli në çerekfinale do të ndeshet me rivalin, Manchester United, i cili po ashtu fitoi me rezultat minimal ndaj Nottinghamit falë golit të Casemiros i cili shënoi në minutën e 89-të.

Kurse, Chelsea e eliminoi Leedsin në një ndeshje ku u shënuan plot pesë gola, ku serinë e tyre e hapën mysafirët me anë të Joseph në minutën e tetë të takimit.

Ndërsa, vetëm shtatë minuta më vonë, Jackson barazoi shifrat në 1-1, kurse Chelsea u kthye në avantazh qysh në pjesën e parë me golin e Mudryk në minutën e 37-të.

Mysafirët në pjesën e dytë e barazuan rezultatin në 2-2, ku Joseph shënoi sërish, por festa ishte e bluve pasi Gallagher shënoi krejt në fund të takimit, pwr t’ia siguruar kualifikimin tutje nw çerekfinale ku do ta presin Leicesterin.

Fitore shënoi edhe Wolvesi, të cilët e mposhtën Brightonin me rezultat minimal prej 1-0 me golin e minutës së dytë të Leminas, e të cilët në çerekfinale do ta kenë përballë Coventryn.

E, Manchester City në çerekfinale do të përballet me Newcastle United.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit