Liverpooli e ka zyrtarizuar transferin e parë për sezonin e ri.
Gjiganti anglez ka nënshkruar marrëveshje me talentin spanjoll, Victor Munoz.
22-vjeçari do të “zbret” në “Anfield Road” nga ekipi i Osasunës në La Liga dhe do të jetë pjesë e planeve të trajnerit të ri të “The Reds”, spanjolli Andoni Iraola.
Ai aktualisht është pjesë e kombëtares së Spanjës në Kupën e Botës.
Munoz është futbollist që mund të luajë në disa pozicione, përfshirë të dy krahët e sulmit, si dhe mesfushorë ofensiv.
Ai ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të Real Madritit, si dhe që nga viti 2025 ka qenë pjesë e Osasunës.






