Liverpool ka mposhtur Brentfordin me rezultat 2:0, duke marr vendin e dytë në tabelën e Premier Leagues.
Liverpool ishte i “pa fat” në pjesën e parë, pasi dy gola iu anuluan për pozicion jashtë loje.
Darwin Nunez shënoi dy herë brenda pesë minutave, por të dyja golat u anuluan.
Uruguaiani fillimisht gjeti rrjetën në minutën e 23-të dhe pastaj të 28-tën.
Nunez këtë herë u shndërrua në krijues dhe asistoi për Mohamed Salah, i cili nuk gaboi për 1:0 në minutën e 39-të.
Salah dyfishoi epërsinë në minutën e 62, derisa Jota vulosi fitoren e “The Reds”.
Me këtë fitore Liverpool merr vendin e dytë, kurse Brentfordi renditet në vendin e 10-të.